Telefononi (+355) 695544797

Cart

Avril

Avril ka filluar në prill të vitit 2012. Misioni ynë është që të bëjë kozmetiken Organike të përballueshme për çdo grua. Avril ka katër vlera kryesore: cilësine, ekologjinë, çmimet  dhe shërbimet.

Kjo është arsyeja pse ne kujdesemi aq shumë për cilësinë e produkteve tona.

Çdo produkt i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të cilësisë: testimin e sigurisë, stabilitetit dhe pajtueshmërinë se studimeve, kontrollin e lëndëve të para dhe produkteve të gatshme,

Të gjitha këto kontrolle jane per të siguruar stabilitetin e produktit dhe tolerancën më të mirë.

 

Produktet e  certifikuar organike nga ECOCERT  nuk përmbajnë OMGJ, Parabens, Phenoxyethanol, nanopjeseza, silic, PEG, parfume sintetike dhe ngjyrues. Përbërësit që rrjedhin nga kafshët janë gjithashtu të ndaluara (me përjashtim të atyre prodhuar natyrshëm nga ana e tyre të tilla si mjaltë, qumësht …).

 

Përveç kësaj, etiketa Cosmetike Organike nga ECOCERT garanton se:

– minimal 95% e totalit të përbërësit janë natyrale ose nga origjina natyrale.

– minimal 95% e përbërësit te bimëve janë nga bujqësia organike.

– minimal 10% e totalit të përbërësve janë nga bujqësia organike.

Ne jemi shumë të kërkuar në lidhje me cilësinë: ngjyrat janë intensive, perdorimet janë të rehatshme, aromat janë të freskëta dhe delikate, dhe produktet kanë një rezultat të gjatë e të qëndrueshem!