Bio Earth – vivaorganic

Telefononi (+355) 695544797

Cart

Bio Earth

Kozmetika  natyrore Bioearth eshte frymëzuar nga mjekësia bimore dhe bazohet në përdorimin e substancave natyrore si vajra esenciale, vajra bimore, gjalpë dhe qiri dhe zbaton kriteret për përzgjedhjen e përbërësve që janë shumë më të rrepta sesa ato të kozmetikës konvencionale.

Produktet tona natyrale perceptohen si më të lidhura me lëkurën, sepse ato janë bërë me përbërës organikë të gjallë që nuk kanë kaluar pothuajse asnjë transformim.

Në Bioearth prodhojmë vetëm produkte natyrale dhe organike të formuluara duke iu referuar specifikimeve organike të ICEA, të cilat i zbatojmë me kritere edhe më kufizuese, duke përjashtuar më shumë se 8000 përbërës të përdorur zakonisht në produktet kozmetike konvencionale.

FORMULAT E CERTIFIKUARA ORGANIKE BIOEARTH

Gama jonë e kozmetikës është e certifikuar me vulën ICEA për çertifikimin e kozmetikës ekologjike. Standardi i ICEA do të thotë që ne përdorim përbërës nga bujqësia organike e kontrolluar sa herë që versioni organik i një materiali të papërpunuar është në dispozicion në tregun global.

Ka disa përbërës që kurrë nuk do të gjeni në produktet e BIOEARTH : duke vërtetuar me logon e ICEA do të thotë që ne nuk përdorim rreth 10.000 përbërës të “zakonshëm” kimikë / sintetikë që zakonisht gjenden në produktet kozmetike. Prodhimet Bioearth nuk kane  SLS / SLES, ngjyra, vajra minerale, parabene, EDTA, glikol propilen, silikone dhe PEG.

Ne mendojmë për të gjithë ju dhe përgatisim produkte që do të ushqejnë, mbrojnë dhe t’ju bëjnë të ndiheni mirë dhe te dukeni të mrekullueshëm.