Dr Organic – vivaorganic

Telefononi (+355) 695544797

Cart

Dr Organic

Ne  Dr Organic ne kërkojmë thesaret e botës natyrore për të zbuluar ekstrakte më të pastra dhe më të fuqishme, duke u thelluar në traditat e vjetra shekullore dhe vlerat e mrekullueshme te botanikës për të krijuar formulime të përparura që ju bëjnë të dukeni dhe të ndjeheni të pabesueshëm. Nga Mjalti Manuka i Zelandës së Re tek Tea Tree i Australisë dhe vlerat shëruesete  Aloe Vera,  i përdorur nga kulturat antike dhe ende te lakmuar për vetitë e tyre të jashtëzakonshme për dobinë e trupit, ne eksplorojmë sekretet e shëndetit dhe bukurisë të së kaluarës për të krijuar produkte natyrore novatore të së ardhmes.

Ne gjejme më të mirën që natyra na ka ofruar dhe gjithmonë përfshijmë në çdo produkt kozmetik përbërës organikë nga e gjithë bota që janë të akredituar nga organet kryesore të çertifikimit organik. Ne gjithmonë përpiqemi të përdorim një minimum prej 70% përbërësish të rritur organikisht në produktet tona duke përjashtuar ujë, kripë dhe minerale kudo që është e mundur. Ne gjithashtu zëvendësojmë sa më shumë ujin në produktet tona kozmetike sa të mundemi me lëngun unik organik të Aloe vera.

E Ardhmja është e Gjelbër. Ne kemi besim te natyra dhe jemi frymëzuar nga vetitë e dobishme të përbërësve natyralë për të krijuar gamën tonë unike të produkteve të shëndetit dhe bukurisë të rritura organikisht. Revolucioni i gjelbër ka parë rritje të ndjeshme në produktet e ndërgjegjshme për mjedisin që janë të mira për ne dhe të mira për planetin. Ne gjejme ekstrakte natyrore më të mira të qëndrueshme, rrisim pastërtinë e tyre duke i mbajtur organike dhe këmbëngulim të qëndrojmë plotësisht pa mizori tek kafshet dhe vegjetarian, sepse besojmë në luks që nuk i kushton Tokës.

Vegjetarian / Vegan

Të gjitha prodhimet tona janë të përshtatshme për Vegjetarianët dhe shumica janë gjithashtu të përshtatshme për Vegans. Ne përdorim produkte të qëndrueshme nga kafshet si mjalti, dylli i bletës, propolis, papa mbretërore dhe sekretimi i kërmillit në disa linja të Dr Organik.

I lirë nga
Ne shmangim përdorimin e përbërësve sintetikë shpesh të kritikuar për efektet e tyre të ashpra anësore, ne kurrë nuk përdorim Paraben, natriumilaurilsulfat (SLS), SLES, ngjyra sintetike, vaj mineral, DEA, BHT ose Isothiazolinones etj

Asnjë  Testim mbi Kafshët

Përbërësit OMGJ

Organizmat e modifikuar gjenetikisht ose të përpunuar gjenetikisht shmangen për të siguruar që të gjitha formulimet të jenë sa më natyrale.

Aty ku përdoren ruajtës të nevojshëm për të garantuar sigurinë e produktit dhe afatin e ruajtjes, ne shmangim përdorimin e ruajtësve që nuk lejohen nga organet e çertifikimit organik kur është e mundur.