Vaj Argani – vivaorganic

Telefononi (+355) 695544797

Cart

Vaj Argani

E perzgjedhur me kujdes nga Natyra

Emri “argan” në gjuhën berbere do të thotë “vaj” dhe është përdorur që nga kohërat e lashta nga gratë si një eliksir bukurie. Gjatë periudhës kryesore të korrjes se frutave, midis korrikut dhe shtatorit, territori në të cilën pemët rriten mbyllen ne kullota. Familjet e atyre që kanë të drejtën e përdorimit të bimëve mund të korrin frutat e pjekura qe kane rënë spontanisht, pasi do te lihen te thahen ne diell dhe do te konservohen.

Vaji nxirret nga fara te vogla qe permbahen nga bajame te medha sa nje kumbull, ne ngjyre te verdhe, qe mblidhen nga toka, pasi pema vetmbrohet nga gjemba te mprehte.

Tradicionalisht, prodhimi merr një kohë të gjatë dhe konsiston ne një procedurë të gjatë, ekskluzivisht manuale, që kryhet nga gratë berbere: berthamat, te zhveshura nga lekura me ane te nje guri, thahen, piqen, terren ne mullinj tipik te rende dhe pastaj brumosen me uje te ngrohte derisa te formohet nje paste kompakte qe duke u perpunuar vazhdimisht mund te krijoj derdhjen e vajit. Vaji i perftuar ne mungese totale te ujit eshte i konsideruar shume i qendrueshem

për shkak të përmbajtjes së lartë të tocopherol-it dhe polyphenol-it, dhe konsiderohet më rezistent ndaj oksidimit të vajit të ullirit.

I vecante per lekuren

Zbutës, ushqyes dhe qetësues. Ai përmban një sasi të lartë të vitaminës E, e njohur për efikasitetin e saj antioksidues, dhe acideve yndyrore të pangopura (në veçanti, acidi oleik dhe acidet yndyrore esenciale omega 3 dhe 6); Përbërja e tij e veçantë lejon qe ky vaj te kete nje vlere te madhe gjeneruese per lekuren, duke e mbrojtur ate nga faktore te jashtem dhe duke zbutur shenjat e para te plakjes. Eshte nje vaj qe thahet shpejt dhe nuk ngjit, i dobishem per te sjelle ushyeshmeri dhe butesi dhe per te rivendosur ekuilibrin hidrolipodik epidermik i cili eshte nje aleat i dobishem per lekurerat e thata, te pahidratuara dhe madhore.

Nga cila pjese e botes ky vaj vjen?

Pema e Arganit është e vetmja specie e Sapotaceae që rritet në veri të Sahara-se, në jugperëndim të Marokut dhe këtu luan një funksion shumë të rëndësishëm ekologjik. Me pare kjo peme mbulonte zona te medha te Europes Jugire dhe te Afrikes se Veriut, sot ka mbijetuar ne jugperendim te Marokut ne rajonin e Souss-Massa-Draa, ndaj dhe UNESCO e ka shpallur kete rajon si “Rezerve te biosferes”, pemet e arganit jane ne pronesi te shtetit, berberet gezojne vetem te drejtat e uzufruktit, por ata nuk mund as te shkundin pemet as ti presin ato. Kjo peme arrin nje lartesi afro 8-10 metra dhe mund te jetoj pergjat 200 vjeteve; ajo paraqet një kurorë të ndritshme me ngjyre te gjelber me degë te mprehta dhe trung te mbivendosur. Rrënjët e kësaj bime janë jetike për ekosistemin e vendit sepse ato parandalojnë erozionin e tokës duke ngadalësuar shkretëtirëzimin.