CHLORELLA ORGANIC POWDER 200 GR – vivaorganic

Telefononi (+355) 695544797

Cart

CHLORELLA ORGANIC POWDER 200 GR

CHLORELLA ORGANIC POWDER 200 GR

L2,800.00

CHLORELLA ORGANIC POWDER

Chlorella ka cilësi Antioksidative (antiplakje)

Superushqim qe largon toksinat dhe metalet me te renda

Ajo përmban Beta-karotene (Vitaminë A), E , C, K, Zink dhe Selen

Ushqim i plotë ushqyes, i pasur me vitamina, minerale, antioksidantë, klorofil dhe proteina
Proteinë e plotë me bazë bimore – e pasur me aminoacide thelbësore (EAA) dhe aminoacide
Detoksifikues i fuqishem

Mbështet tretjen e shëndetshme

100% organike, me përbërës të pastër botanik, absolutisht asgjë e shtuar

Certifikuar organike, prodhim anglez

 

Compare
Category:

Share this product

Chorella është Algë njëqelizore e veçantë, në ngjyrë të gjelbër. Chlorella përmban pigmentin e gjelbër fotosintetik – Klorofilin – a dhe b, në kloroplastin e tij. Nëpërmjet fotosintezës ajo shumohet lehtësisht dhe me shpejtësi, duke pasur nevojë vetëm për dioksid karboni, ujë, dritën e diellit dhe disa minerale.

 

Chlorella është një ushqim tepër i fuqishëm pasi është i pasur me Proteina dhe Vlera të tjera esenciale. Kur gjethet e saj thahen, vlerat e saj ushqyese shndërrohen në:  45% Proteinë, 20% yndyrë (yndyrë natyrale esenciale e dobishme dhe e vlefshme për organizmin), 20% karbohidrate, 5% fibra dhe 10% Minerale dhe Vitamina të cilat janë:

Beta-karotene (Vitaminë A), Vitaminat B Kompleks Vit B1 (thiamine), B2(riboflavin), B3 (niacin ose nicotinic acid), B5 (Pantothenic acid), B6 (pyridoxinepyridoxalpyridoxamine), B7 (biotin), B9 (acid folic), B12(cyanocobalamin ose methylcobalamin), si edhe Mineralet; Hekur, Magnez, Zink, Selen dhe Amino Acide shumë të nevojshme për mirëqënien tonë. Ja pse ai quhet një Ushqim Perfekt dhe i lakmuar ose më saktë Super Ushqim.

Chlorella është një burim i shkëlqyer i magnezit.

Magnezi është një nga Antidepresantët natyralë që na ndihmon të luftojmë stresin. Ai është i përfshirë në 300 ”detyra” të organizmit tonë. Magnezi ruan mirëfunksionimin e zemrës, muskujve, nervave dhe kockave.  Ndikon në kontrollin e sheqerit në gjak, hipertensionit, dhe përfshihet në shndërrimin e sheqerit në energji dhe proteinë. Mënyra më e mirë për të përfituar magnezin është nëpërmjet klorofilit i cili gjendet tek perimet dhe algat e gjelbra.

Chlorella ka cilësi Antioksidative (antiplakje)

Ajo përmban Beta-karotene (Vitaminë A), E , C, K, Zink dhe Selen të cilat veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimet e radikaleve të lira. Radikalet e lira janë molekula ose atome të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë plakje duke ”vjedhur” elektrone nga qelizat me të cilat vihen në kontakt. Ato formohen kur oksigjeni ndërvepron me molekula të caktuara. Sapo formohen, këto radikale tepër aktive fillojnë një aksion zinxhir. Rreziku i tyre më i madh, është kur ato fillojnë të veprojnë me komponentë qelizorë të rëndësishëm si Adn-ja, ose membranat qelizore.

Antioksidantët neutralizojnë radikalet e lira duke u dhuruar atyre një nga elektronet e tyre, por vetë antioksidantët nuk shndërrohen në radikale të lira pasi ato janë të qëndrueshme në formën e tyre. Radikalet e lira sjellin edhe rrezikun e shumë sëmundjeve si kancer, sëmundje zemre etj., prandaj është shumë e rëndësishme ta mbrojmë organizmin tonë prej tyre e këtë mund ta bëjmë vetëm nëpërmjet ushqimeve natyrale.

Chlorella eshte një nga  super ushqimet më të fuqishme për të larguar nga organizmi ynë edhe metalet më të rënda dhe toksinat. Filloni ta përdorni dhe ta shtoni në dietën tuaj të përditshme dhe lodhja, këputja, pafuqia, dhimbjet e kokës, do të reduktohen ndjeshëm.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “CHLORELLA ORGANIC POWDER 200 GR”