LOVE YOUR SKIN SET
LOVE YOUR SKIN SET
L4,000.00
Be the first to review “LOVE YOUR SKIN SET” Cancel reply
Produkte Të Tjera
SHAMPO HIDRATUESE SUKIN 500 ML
Shampo e pershtatshme per floket normale, te thate dhe te demtuar, pa sulfatet, silikonet dhe kimikatet e ashpra që mund të thajnë dhe zhveshin flokët dhe skalpin tuaj. Shampoja hidratuese është e mbushur me Gjalpë Shea dhe Ekstrakt Kokosi hidratues duke ushqyer skalpin duke riparuar flokët e thatë dhe të dëmtuar, natyrshëm! Vaji i Ullirit i shtuar ndihmon në forcimin e flokëve, zvogëlon elektrizimin dhe shton shkëlqimin, ndërsa aroma e kokosit dhe lime gjallëron shqisat!
Shea butter eshte e mbushur me Vitamina A dhe E së bashku me acide yndyrore thelbësore. Përmbajtja e lartë e acideve yndyrore në gjalpin shea, ndihmojnë në shtimin e lagështisë në flokët tuaj. Ajo mund të zvogëlojë thatësinë dhe të parandalojë ndarjen e skajeve. Acidet yndyrore gjithashtu ndihmojnë në rritjen e shkëlqimit dhe zvogëlojnë elektrizimin e flokëve tuaj. Ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimi i nxehtësisë.
Vaji i kokosit shpesh thuhet se është vaji më i mirë për të përdorur në flokët tuaj për të zvogëluar humbjen e proteinave dhe për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Eshte thellësisht hidratues gjë që e bën vajin e kokosit një vaj të shkëlqyeshëm për t’u përdorur për të ndihmuar në flokët e dëmtuar dhe për të inkurajuar rritjen e flokëve.
Vaji i kokosit stimulon rritjen e flokëve duke u futur thellë në gjëndrat e saj.
Vaji i kokosit hidraton flokët e thatë.
Vaji i kokosit shton shkëlqim në flokë.
Vaji i kokosit shton butësinë e flokëve.
Vaji i kokosit parandalon thyerjen dhe ndarjen e flokëve, duke kontribuar në gjatësinë e flokëve.
Vaji i ullirit përmban proteina, antioksidantë dhe agjentë antimikrobikë që mund të kontribuojnë në flokë të shëndetshëm. Me kalimin e kohës, trajtimi i flokëve tuaj me vaj ulliri mund të forcoj folikulen e flokëve, duke rritur jetëgjatësinë e flokeve dhe duke e bërë që flokët tuaj të rriten më shpejt.
-
L1,600.00Add to cart
SHAMPO NATURAL BALANCE SUKIN 500 ML
Nje shampoo fantastike me perberes te paster per floket dhe shendetin tuaj. E pershtatshme per floke normale/te gjtiha tipet e flokut. Pa sulfate, silikone dhe kimikate të ashpra që mund të thajnë dhe irritojne lëkurën e kokës. Shampoja jonë e balancuese kombinon ekstraktet ushqyese të rodhes, hithrës dhe Horsetail për të pastruar dhe energjizuar lëkurën e kokës, natyrshëm!
Hithra luan rol shume te rendesishem ne shendetin e flokeve, ajo ka veti kunder renies se flokut dhe shtimin e flokeve te rinj. Eshte kunder zbokthit duke lene nje skalp te paster dhe floke te shendetshem plot ndricim
Horsetail/bima e bishtit te kalit ndihmon shume ne floke me te shendetshem duke luajtur rol te rendsishem ne shtimin e kolagjenit dhe antioksidanteve per flokun. Ajo nxit mikroqarkullimin ne skalpin e flokut duke promovuar rritjen e flokut dhe duke ngadalesuar renien e tij. Bishti i kalit përmban lëndë ushqyese të rëndësishme që mbështesin shëndetin e lëkurës, përfshirë hekurin, manganin, silicën dhe antioksidantë të ndryshëm. Për më tepër, bishti i kalit dihet që posedon veti antimikrobike, antibakteriale dhe anti-inflamatore.
Vaji i shtuar Baobab ndihmon në hidratimin ne thellesi dhe mbrojtjen, ndërsa i jep shkëlqim flokëve. Një aromë fantastike e mandarines, lavender dhe vanilies rifreskojnë shqisat!
Shampoja ben shkume, lan shume mire duke e lene skaplin super te paster dhe te fresket, jep shkelqim dhe floku menjeher duket me me volum dhe me I ndritcem
-
L1,600.00Read more
TONIK MIST ME CAJ JESHIL SUKIN 125 ML
Gjallëroni dhe freskoni lëkurën e lodhur me tonikun mist hidratues me Çajin Jeshil pa alkool, të perzier me Çajin Jeshil dhe Kastravecin. Kastraveci zbut dhe freskon lëkurën, ndërsa Ekstrakti i Çajit të Gjelbër i pasur me antioksidant barazon tonin e lëkurës.
Caji jeshil është i mbushur me antioksidantë, te cilet ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe trupit nga dëmtimi i radikaleve të lira. Caj jeshil minimizon poret dhe redukton inflamacionin
Vlerat anti-inflamatore të çajit jeshil mund të ndihmojnë në zvogëlimin e acarimeve të lëkurës, skuqjes së lëkurës dhe ënjtjes. Vendosja e çajit jeshil në lëkurën tuaj mund të qetësojë edhe prerjet e vogla dhe djegiet nga dielli. Çaji jeshil ka vitaminë E dhe vitaminë B2 të pranishme në të, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës. Vitamina B2 ndihmon në mbajtjen e lëkurës rinore dhe të fortë, ndërsa vitamina E ndihmon në rritjen e qelizave të reja të lëkurës dhe gjithashtu e bën lëkurën më të butë dhe me me shkëlqim.
Ekstrakti i kastravecit është një superushqim për lëkurën. Përbëhet kryesisht nga proteina, lipide, Vitamina C dhe një shumëllojshmëri mineralesh dhe posedon veti hidratuese dhe zbutëse. Ai gjithashtu ka një efekt astringent, dhe mund të qetësojë dhe lehtësojë lëkurën e fryrë
Mund të përdoret në çdo kohë që lëkura juaj ndihet e lodhur, e stresuar ose e mbinxehur. Mbani në frigorifer për të freskuar menjëherë lëkurën tuaj në ditët e nxehta.
-
L1,600.00Add to cart
TONIK MIST HIDRATUES SUKIN 125 ML
Toniku ynë hidratues mist pa alkool I perzier me kamomilin dhe ujin e trendafilit eshte për t’ju ndihmuar të qetësoni, pastroni dhe freskoni lëkurën tuaj të lodhur. Jep shkelqim lekures dhe parandalon krijimin e rrudhave. Falë vetive të tij antioksidante balancon sebumin, duke mundësuar mbajtjen e saj të hidratuar. Është i pasur me vitaminat C dhe E duke I kthyer elasticitetin fytyrë. Vetite antioksiduese te ujit te trendafilit ndihmojnë në forcimin e qelizave të lëkurës dhe rigjenerimin e indeve të saj. Ndihmon gjithashtu në pastrimin e poreve dhe tonifikimin e lëkurës.
Mund ta perdorni ne cdo moment te dites qe lekura juaj ka nevoje per tju freskuar, qetesuar lekuren nga skuqja dhe mbinxehja e vapes dhe per te tonifikuar lekuren e lodhur duke dhuruar vitalitet dhe freski.
Ps. Per ekstra freski mbajeni tonikun ne frigorifer
-
L1,600.00Add to cart
Reviews
There are no reviews yet.